AKTUALITET, 11 Mars 2021, 16:55

“Kush prish 25 prillin, do të bëhet kurban”! Paralajmërimi i fortë i Ilir Metës

“Kush prish 25 prillin, do të bëhet kurban”!

Presidenti Ilir Meta shkruan në rrjetet sociale se 25 prilli do të jetë dita e rizgjimit të demokracisë dhe një festë e madhe e demokracisë.

Në mesazhin e tij të ashpër, Krue i Shtetit paralajmëron se kushdo që do tentojë të prishë festën, duhet të ketë parasysh se do të bëhet kurban i kësaj feste.

“Kush kërkon t’jua prish festën, duhet të ketë parasysh se nuk do të ndiejë askush keqardhje që do të bëhet KURBANI i kësaj feste.

?? Jam i sigurt se 25 prilli është dita e rizgjimit të demokracisë dhe do të jetë një FESTË E MADHE E DEMOKRACISË. Shpresoj, që të gjithë shqiptarët të bashkohen në këtë festë.

Kush kërkon t’jua prish festën, duhet të ketë parasysh se nuk do të ndiejë askush keqardhje që do të bëhet KURBANI i kësaj feste. ??”, shkruan Meta.