TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë vizitës së sotme në Kavajë kreu i Pratisë Demokratike Lulzim Basha është takuar me një çift pensionistësh në shtëpinë e këtyre të fundit.
Basha u premtoi ndër të tjera se do të kenë qeverisjen në lartësinë që duan.
“Për pandeminë do të vënë në zbatim paketën që ua propozuam këtyre. Sa i përket ilaçeve rimbursimi do të bëhet sipas diagnozës.
Këta vetëm për njerëzit nuk janë kujtuar këto tetë vjet. Popullit i ka sosur durimin. Kavaja i ka prirë ndryshimit dhe do ti prijë prap.
Këtu në Kavajë dhe Rrogozhinë keni Gridën që ua kanë zili. Do të jetë një qeveri në pritshmëritë e lartësive tuaja. Nga ne meritoni dhe do të keni një qeverisje në lartësinë e duhur, duke filluar nga kryeministri te ministrat.
Kjo është ajo që besoj unë. Ka ardhur koha që pas tetë vitesh ngecje në vend të ecim përpara. Të rrisim buxhetin për pensionet, që pensionistët të kenë mjaftueshëm para.
Me pensionet që keni sot ju nuk pini dot një kafe. Do të ndihmojmë edhe rininë dhe ata të moshës së mesme. Ekonomia është përparësia jonë’, u shpreh Basha.