AKTUALITET, 10 Korrik 2019, 12:56

Ilir Meta bën shqiponjën me Majlinda Kelmendin në Sarajevë

Ilir Meta bën shqiponjën me Majlinda Kelmendin në Sarajevë


Presidenti Ilir Meta ka postuar në “Facebook” një fotografi, ku duket së bashku me kampionen e xhudos Majlinda Kelmendin.

Meta shkruan se ndodhet në Çarshinë e Sarajevës me krenarinë e sportit shqiptar dhe ekipin e xhudos së Kosovës.

Ai shton se është një kënaqësi që takohet me këta ambasadorë të shkëlqyer të vlerave më të mira të kombit shqiptar.

Postimi:

Me krenarinë e sportit shqiptar, kampionen e botës, Majlinda Kelmendi dhe ekipin e xhudos së Kosovës, kaluam momente shumë pozitive në çarshinë e Sarajevës.

Përherë kënaqësi të takohem me këta ambasadorë të shkëlqyer të vlerave më të mira njerëzore e sportive të kombit shqiptar kudo në botë.???