LIFESTYLE, 29 Mars 2018, 13:26

Ildën nuk e lënë rehat. Sa pushoi Muç Nano, filloi Arian Çani

Debati i Ilda Bejlerit dhe Mustafa Nanos ka qenë një ndër temat më të diskutara javët e fundit. Gjithçka nisi pasi moderatori i emisionit “Provokacja” i cilësoi publikisht veshjet e dy gazetareve sportive, Ilda Bejleri dhe Bora Zemanit, si vulgare dhe të padenja për ekranin televiziv.

Pavarësisht zhurmës që bëri, në momentin që të gjithë menduam se ky debat u largua nga vëmendja e publikut, është pikërisht Arian Çani ai që e rikthen në qendër të vëmendjes.

Moderatori i “Zonë e Lirë” në llogarinë e tij të “Instagram”-it ka postuar një foto të Ilda Bejlerit ku ajo shfaqet me një dekolte më të mbyllur se zakonisht.

“Më duket se ky Muçua i Nanove arriti ta kompleksojë këtë Ildën e Bejlerëve!!! Ti si mendon?”, ka shkruar Çani krahas fotos së Ildës.

https://www.instagram.com/p/Bg5riFkAXpe/?taken-by=ariancanizl

Me sa duket kjo deklaratë e Çanit do ta rihapë edhe një herë këtë debat që u duk  sikur u mbyll pasi Ilda deklaroi se do ta hidhte Nanon në gjyq.