TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka takuar sot liderin e Vetëvendosjes Albin Kurtin.
Meta ka postuar një fotografi së bashku me numrin një të VV, ndërsa thekson se e uron Kurtin për rezultatin pozitiv të arritur në zgjedhjet e fundit. Kreu i shtetit thekson se uron po ashtu që Kosova të ecë në rrugën e forcimit të institucioneve demokratike.
Postimi i presidentit Ilir Meta:
Kënaqësi të prisja sot liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, z.Albin Kurti dhe ta uroja për suksesin e arritur në zgjedhje.
Uroj që Kosova të ecë në rrugën e forcimit të institucioneve demokratike, që të jetë një shembull pozitiv në të gjithë rajonin, siç e dëshmoi edhe në zgjedhjet e fundit, për standardet demokratike, por edhe për mirëqeverisjen. ?????