AKTUALITET, 6 Nëntor 2021, 22:52

Policia operacion anti-drogë në Korçë, sekuestrohet një sasi e konsiderueshme lënde narkotike, disa të arrestuar

Policia operacion anti-drogë në Korçë, sekuestrohet

Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike është sekuestruar në Korçë ku janë arrestuar edhe disa persona.

Bëhet me dije se, pas disa muaj hetimesh lenda narkotike është sekuestruar gjatë një operacioni te sektorit të antitrafiqeve.

Burimet bëjnë të ditur se në këtë aktivitet kriminal është i përshirë edhe një avokat.

Mësohet se operacioni po vijon ende, ndërsa priten arrestime të personave te tjerë të përfshirë në rrjetin e trafikimit të lendeve narkotike.