AKTUALITET, 6 Nëntor 2021, 19:30

Të shtëna me armë zjarri pranë ish-Bllokut, plagoset një person. Detajet e para

Të shtëna me armë zjarri pranë ish-Bllokut, plagoset

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në zonën e ish-bllokut në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur përpara një lokali, ku pas sherrit verbal të rinjtë kanë përdorur edhe armë zjarri.

Mësohet se i plagosuri ka marrë një plumb në këmbë dhe është transportuar drejt Spitalit të Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka shkaktuar panik tek banorët, për shkak se është një nga zonat më të populluara të kryeqytetit.

Kanë qenë pikërisht qytetarët që edhe kanë njoftuar policinë. Nga të dhënat e para, raportohet se autorët janë larguar me një makinë në drejtim të Bërrylit.

Policia ka ngritur postblloqe për të bërë të mundur kapjen e autorëve. Ndërkohë po punohet edhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.