AKTUALITET, 6 Nëntor 2021, 22:47

Plas sherri në Vlorë, të moshuarit rrihen me sende të forta

Plas sherri në Vlorë, të moshuarit rrihen me sende të forta

Një incident mes dy të moshuarish ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Vllahinë në Vlorë. Dyshohet se dy 70-vjeçarë janë konfliktuar me sende të forta me njëri-tjetrin.

Për pasojë bëhet e ditur se i lënduar, jashtë rrezikut për jetën njëri prej tyre ndërsa 70-vjeçari tjetër është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të të dyja ngjarjeve.