AKTUALITET, 6 Nëntor 2021, 16:21

Dyshohet se ngacmoi seksualisht dy të mitura, pranga 59-vjeçarit në Pogradec

Dyshohet se ngacmoi seksualisht dy të mitura, pranga 59-vjeçarit

Një tjetër rast ngacmimi seksual i të miturave ka ndodhur në Pogradec.

Një 59-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Pogradecit pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht 14-vjeçare.

Policia bën me dije se i arrestuari është shtetasi me iniciale A.h. 59 vjeç.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Ngacmimi seksual”, të shtetasit A. H., 59 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy 14-vjeçare”, thuhet në njoftimin e policisë.