AKTUALITET, 6 Nëntor 2021, 19:47

Plagosja me armë në Tiranë, policia bllokon automjetin dhe një nga autorët e dyshuar

Plagosja me armë në Tiranë, policia bllokon automjetin dhe

Policia ka mundur që të ndalojë një nga autorët e plagosjes me armë zjarri në kryeqytet. Bëhet e ditur se pas plagosjes 32-vjeçarit Ilir Shkurti, është bllokuar nga policia një automjet tip “Benz” që u përdor nga autorët e dyshuar për t’u larguar.

Po ashtu një nga autorët e dyshuar, K. M, 38 vjeç, është shoqëruar në ambientet e policisë.

NJOFTIMI

Tiranë. Fale reagimit të menjehershëm të shërbimeve të Policisë në kohë rekord u bë e mundur kapja dhe arrestimi i njërit prej autorëve të plagosjes me armë të një shtetasi si dhe bllokimi i mjetit me të cilin autorët u larguan nga vendi I ngjarjes.

Rreth orës 19:00, në vendin e quajtur “Shallvaret” në afërsi të një bar-kafeje, dyshohet se pas një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri shtetasi I. Sh, 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Si rezultat i reagimit të menjehershëm të sherbimeve të Policisë në kohë rekord u bë kapja dhe shoqërimi në ambientet e Policisë për veprime të metejshme i njërit prej autorëve të dyshuar të ngjarjes shtetasit K. M, 38 vjeç dhe bllokimi i mjetit tip “Benz” që u përdor nga autorët për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit tjetër të ngjarjes i cili ka mundur të zbresë nga automjeti dhe të largohet në brendësi të pallateve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës te zona e quajtur "Pallatet Agimi", afër një lokali në kryeqytet.

Ilir Shkurti, i cili ka marrë një plumb në këmbë, ka shkruar vetë në spital.