LIFESTYLE, 6 Gusht 2019, 09:50

I zuri vendin e punës, Dajana Shabani reagon me shpejtësi ndaj Kelvi Kadillit: Kush të rekrutojë ty…


Moderatorja Dajana Shabani reagon pas largimit nga emisioni në “Ora News” dhe konfirmimit të Kelvi Kadillit se ai do të jetë moderatori i ardhshëm bashkë me Arjola Shehun.

“Jam i lumtur t’ju informoj nga burime të sigurta se do të shihemi në shtator tek ‘Ora News Mëngjeset do të jenë ndryshe me mua dhe Arjola Shehun"- shkruan Kelvi Kadilli në postimin në rrjete sociale.

Ndërsa nuk ka munguar as komenti i moderatores Daja Shabanit.

“Kush të rekrutoi ty? Suksese gaforrja e gjimnazit na ndero emisionin”, ka thënë ajo teksa njëri nga fansat e ka pyetur se ku do e shohim sezonin e ardhshëm.

“Surprizë”, ka shkruar Dajana duke nënkuptuar që mund të vijë me një emision tjetër në shtator.