LIFESTYLE, 5 Gusht 2019, 22:52

“Unë e mora, unë e largova”/ Plas keq mes Ilda Bejlerit dhe Shakohoxhës: Të merr e të heq pronari, jo komentatorët


Moderatorja e sportit Ilda Bejleri nuk është menduar shumë për të replikuar kur ka dëgjuar deklaratën e komentatorit Dritan Shakohoxha për largimin e saj.

Edhe pse në Greqi duke shijuar pushimet, Ilda duket se nuk e ka kursyer një replikë që ka për t’i djegur jo pak Shakohoxhës.

“Nga puna të marrin dhe të heqin pronarët dhe jo komentatorët e ndeshjeve,"-shkruan Ilda teksa shkel syrin.

Pak momente më parë i ftuar në “Pushime on top”, Shakohoxha tha se ishte ai që e kishte futur Ildën në televizion dhe po ai vendosi që të kalonte në një kanal tjetër.