LIFESTYLE, 5 Gusht 2019, 23:00

Çfarë po “kurdiset”? Arbana Osmani për drekë tek Ardit Gjebrea, presim ndonjë bashkëpunim


Moderatorja Arbana Osmani duket se është kthyer në Tiranë nga pushimet e saj nëpër botë.

Ditën e sotme, Arbana ka zgjedhur që të drekojë me familjen e Ardit Gjebreas, Anën dhe Anilën. Drekë të cilën e kanë shoqëruar edhe me një foto të publikuar në rrjetet sociale.

“Drekë e bukur me këtë familjen e bukur,”-shkruan Arbana. Ndërsa fotoja është ripostuar nga Arditi që shkruan: Shoqëria jote ishte e bukur!

Vetëm pak kohë më parë, Arbana Osmani njoftoi largimin e saj nga Top Channel, ndaj gjatë drekës mund të ketë biseduar lidhur me ndonjë bashkëpunim të mundshëm.