TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Komentatori i njohur Dritan Shakohoxha ka folur lidhur me sherrin që çoi në largimin e Ilda Bejlerit nga Digitalb.
I ftuar në “Pushime on Top”, Shakohoxha tha se ishte ai që e kishte marrë vendimin që Ilda të shkonte në një televizion tjetër.
“Ndoshta nuk e përjetoi mirë lajmin që i dhashë unë. Unë jam trajner. Unë e kam marrë Ildën në Tv dhe po ne vendosëm që të punonte në një kanal tjetër.
E përjetoi me emocion por ne jemi ata që e morëm dhe ata që vendosën që të iki,"-tha Shakohoxha.
Pak kohë më parë në mediat rozë u publikua lajmi se Ilda Bejleri kishte vendosur të largohej nga Digitalb pas një debati të madhe me komentatorin Dritan Shakohoxha.