TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aventurë e pakëndshme, por me fund të lumtur me Samir Handanoviç, portierin e Interit. Ndërsa ai po bënte rolin e heroit duke shpëtuar disa herë katërkëndorin nga gola të sigurt përballë Lacios, disa hajdutë i vodhën makinën e tij, e cila pas dy ditësh është gjetur nga policia italiane jo shumë larg stadiumit.
Handanoviç kishte parkuar makinën e tij Volvo XC 90 në zonën pranë stadiumit “San Siro”, por kur pas ndeshjes është kthyer për të shkuar me automjetin e tij në shtëpi, ka zbuluar se atë ia kishin vjedhur, Sigurisht, portieri njoftoi policinë dhe kjo e fundit u vu në kërkim të kriminelëve.
Fatmirësisht për Handanoviç, duke qenë një makinë e modeleve të fundit, ajo kishte të vendosur në të një sinjalizues GPS të cilët hajdutët nuk kanë arritur që ta çmontojnë nga automjeti. Ndaj makina e portierit të Interit është gjetur e parkuar në një vend tjetër jo shumë larg zonës nga e cila ishte vjedhur, duke iu kthyer pronarit.