TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka firmosur sot disa ndryshime në radhët e policisë.
Janë larguar nga detyra drejtori i Policisë Rrugore, Mitat Tola, dhe drejtori i Policisë së Lezhës, Ferdinand Mara.
Kreu i ri i Policisë Rrugore është emëruar Edmond Targaj, i cili më parë ka qenë drejtor i Policisë së Dibrës, ndërsa aktualisht ishte shef sektori te FLO. Ndërkohë, në vend të Marës është emëruar Erigert Mitri, i cili ishte shefi i Komisariatit të Fierit.