AKTUALITET, 27 Shtator 2019, 20:03

Spiropali në delir: 30 Qershori u pagëzua nga uji i bekuar i Venecias!

Zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali, ka kaluar thuajse në ekstazë, menjëherë pas publikimit të opinionit të Komisionit të Venecias, lidhur me vendimin e Presidentit Meta, për të shtyrë zgjedhjet lokale.

Spiropali aq larg, sa të shprehet se zgjedhjet e 30 qershorit, "u pagëzuan nga uji i bekuar i Venecias" dhe pyet presidentin, nëse ai do të mbajë fjalën që i ka dhënë gazetarit Çim Peka, se nëse Venecia deklaronte se veprimet e tij kanë shkelur Kushtetutën, do të dorëhiqej.

Në fakt në opinionin e Venecias, thuhet se Presidenti ka tejkaluar kompetencat e tij, por se këto veprime nuk janë mjaftueshëm të rëndë, sa të shkarkohet nga posti. /TPZ.al/

LEXO EDHE:

https://www.tpz.al/2019/09/27/komisioni-i-venecias-meta-shkeli-kushtetuten-kur-anulloi-zgjedhjet/