TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prokuroria e Firences ka nsiur një procedurë hetimi kundër Silvio Berluscon-it, ish-kryeministrit të Italisë për shkak se kishte organizuar në 1993 një sulm të dështuar kundër Maurizio Costanzo, një prezantues i famshëm televiziv.
“Ndër krimet e ngarkuara nga Prokuroria në Firence ndaj ish-kryeministrit Silvio Berlusconi është edhe sulmi i dështuar ndaj gazetarit Maurizio Costanzo, i cili më 14 maj 1993 shpëton nga shpërthimi i një bombe në Romë”, thotë gazeta.
Për më tepër, Berlusconi akuzohet se ka provuar të organizojë një seri sulmesh në Romë, Firence dhe Milano, dhe se ka vepruar në bashkëpunim me organizatën mafioze ‘Cosa Nostra.’
Dy ditë më parë avokatët e Berluskonit depozituan vërtetimin e hetimit, të publikuar nga Prokuroria e Firences, në kancelarinë e Gjykatës së Apelit të Palermos.
Autoritetet rihapën hetimin e Berlusconit pasi bisedat e shefit mafioz Brancaccio Giuseppe Graviano u përgjuan, ku ai u përmend si bashkëpunëtor dhe drejtor i fshehur i disa sulmeve të kryera në 1993.
Prokuroria e Firences filloi hetimin e çështjes midis viteve 1994 dhe 1998, por përfundimisht e ngriti këtë hetim për mungesë provash.
Ndër krimet e kundërshtuara nga prokuroria në Firence ndaj ish-kryeministrit Silvio Berlusconi është edhe sulmi i dështuar ndaj gazetarit Maurizio Costanzo.
Me kërkesë, Prokuroria e Toskanës ka rihapur hetimet për masakrën e “Cosa Nostra”, që përfshin edhe sulmet në Milano, Firence dhe Romë në 1993. /MBSnews