AKTUALITET, 27 Shtator 2019, 20:39

Reagon sërish Presidenca: Gafë në dokumentin e Komisionit të Venecias!

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, z.Tedi Blushi, i pyetur nga media mbi një dokument të Komisionit të Venecias që mban datën 29 shtator 2019, sqaron se:

"Nuk komentojmë asnjë dokument të klasifikuar që na vjen nga institucione të ndryshme, përfshi edhe Komisionin e Venecias.

Aq më tepër që sot është data 27 shtator 2019, ndërsa ky dokument mban datën 29 shtator 2019.

Jemi të paqartë: është “ngatërresë” nga nxitimi, apo në datën 29 shtator 2019 do vijë një dokument tjetër?

Sa i takon çështjes në fjalë, qëndrimi im i mëparshëm është shumë i qartë:

ZERO SHKELJE TË KUSHTETUTËS!"

LEXO EDHE:

https://www.tpz.al/2019/09/27/komisioni-i-venecias-meta-shkeli-kushtetuten-kur-anulloi-zgjedhjet/