AKTUALITET, 27 Shtator 2019, 19:21

Opinioni i Komisionit të Venecias, reagon Presidenca: Zero shkelje të Kushtetutës, harrojini traktet...

Opinioni i Komisionit të Venecias, reagon Presidenca: Zero shkelje të

Zëdhënësi i Presidentit Tedi Blushi ka reaguar lidhur me opinionin e Komisionit të Venecias, për anulimin e datës së zgjedhjeve nga kreu i shtetit. Sipas këtij opinioni, presidenti Meta ka tejkaluar kompetencat e tij, duke anulluar dhe më pas shtyrë zgjedhjet lokale.

Por, zëdhënësi i Presidentit Meta, shprehet se nuk ka patur asnjë shkelje të Kushtetutës.

Reagimi i Tedi Blushit:

“ZERO SHKELJE TË KUSHTETUTËS! HARROJINI TRAKTET e porositura ngado që të vijnë! E dinë të gjithë shqiptarët dhe ndërkombëtarët me integritet se Presidenti i Republikës ka MBROJTUR Kushtetutën, rendin demokratik dhe pluralizmin politik, dhe ka SHMANGUR gjakderdhjen dhe Rajshtagun! DËGJONI Bundestagun! ULUNI URGJENT dhe ZGJIDHNI krizën e rëndë politike para se t’i shtoni kushte të tjera Shqipërisë!”,- shkruan Blushi në një reagim në Facebook.

/TPZ.al/

LEXO EDHE:

https://www.tpz.al/2019/09/27/komisioni-i-venecias-meta-shkeli-kushtetuten-kur-anulloi-zgjedhjet/