TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Elton Qyno është shprehur se Jani Prenga, personi që u mor peng dhe u vra, ngjarje për të cilën dyshohet ta kenë bërë anëtarë të fisit Hajri, kishte edhe tre vëllezër të tjerë. I ftuar në studion e “Repolitix”, Qyno u shpreh se njërin vëlla, Prenga e ka në burg, dy të tjerët janë të lirë, ndërsa njëri prej tyre është ende nën varësinë e fisit Hajri.
“Jan Prenga nuk është i vetëm. Ata janë gjithsej katër vëllezër. Njërin prej tyre, Jani e ka në burg, ndërsa dy të tjerët i ka të lirë. Njëri prej tyre që është i lirë, është ende nën varësinë e fisit Hajri, është korrier i tyre. Ai e merr drogën nga porti e çon në filan magazinë…kanë pasur bashkëounime, janë të lidhur akoma. Nuk janë nga këto klanet konstante, por kanë pasur bashkëpunim të vazhdueshme,”– tha Qyno.
Ndërkohë vetëm 11 ditë pas rrëmbimit të Prengës është zbardhur krejtësisht ngjarja. Forcat RENEA zbarkuan një ditë më parë në resortin luksoz “Golden”, ku vunë në pranga të afërmit e dy pronarëve të godinës, Bajram Hajrin, djalin e tij, Leonard Hajrin, Olsi Turjan dhe Elton Hajrin. Në kërkim është shpallur Altin Hajri, një nga pronarët e “Golden”, që njihet edhe si koka e trafikut të drogës nga Afganistani me destinacion Italinë. Operacioni i policisë u zhvendos në Kavajë, ku u në pranga një tjetër anëtar i fisit Hajri, me inicialet F.Xh.. Gjashtë të tjerë janë shpallur në kërkim.
Shkak për këtë rrëmbim është bërë pikërisht konflikti i pazareve të drogës me të vëllanë e Jak Prengës, Astritin. Ky i fundit dyshohet të mos ketë dorëzuar 283 kg kokainë në destinacionin që duhej dhe mësohet se ka pasur konflikte të mëparshme me vëllezërit Hajri në Angli. Astrit Prenga është në burg aktualisht në Angli, ku rezulton i dënuar me tetë vite e gjysmë burg.