TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Papunësia është një ndër arsyet kryesore pse të rinjtë shqiptarë po largohen masivisht nga vendi.
Kështu shprehet ish-deputetja dhe kryetarja e LRI, Floida Kërpaçi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo shprehet se, edhe në takimin me Komisionerin e BE për Punësimin, i theksova që propaganda dhe mashtrimi janë dy mekanizmat që po ndikojnë te shpopullimi masiv.
Sipas Kërpaçit, garancia më e madhe është Lëvizja Socialiste për Integrim, partia e të rinjve.
“Papunësia në Shqipëri është një ndër arsyet kryesore të largimit masiv të të rinjve!
U premtua hapja e 300.000 vendeve të punës, por në fakt ishte vetëm një mashtrim nga Rilindja!
Në takimet e mia të përditshme me të rinjtë, por jo vetëm kuptoj që ka një ndjenjë të thellë mosbesimi dhe dëshire për tu larguar nga vendi ynë!
Edhe në takimin me Komisionerin e BE për Punësimin, i theksova që propaganda dhe mashtrimi janë dy mekanizmat që po ndikojnë te shpopullimi masiv.
Megjithatë, garancia më e madhe është LSI, si partia e të rinjve. Ne i kuptojmë sfidat që kalon çdo njeri sot dhe prandaj kemi hartuar programin e punësimit të të rinjve, me ambicien për të rikthyer shpresën dhe për të ndërtuar të ardhmen në Shqipëri!
Duhet të veprojmë shpejt për të ndryshuar qeverisjen e vendit, para se të gjithë të largohen dhe e vetmja gjë që do të ngelet është betoni, asfalti dhe dosjet e mëdha të korrupsionit që varfëroi deri në shpopullim Shqipërinë.
Koha për shpresë, LSI”, shkruan Kërpaci në reagimin e saj.