AKTUALITET, 28 Janar 2020, 21:36

Foto/ Tërmet i fuqishëm me magnitudë 5 në Tiranë e Durrës, qytetarët lënë të tmerruar banesat

Një tërmet i fuqishëm është ndjerë në Tiranë dhe Durrës rreth orës 21:15.

Sipas Qendrës Europiane të Sizmiologjisë (EMSC), magnituda e tërmetit ka qenë 5 e shkallës rihter, me epiqendër në Hamallaj të Durrësit. Ndërsa sipas IGJEUM në Shqipëri, magnituda ka qenë 4.9 e shkallës rihter.

Tërmeti ka shkaktuar panik tek qytetarët, të cilët kanë lënë banesat.