AKTUALITET, 28 Janar 2020, 19:51

Pengmarrja dhe vdekja e 49-vjeçarit, arrestohet një anëtar i familjes Hajri, ja çfarë dyshohet të ketë bërë

Pengmarrja dhe vdekja e 49-vjeçarit, arrestohet një anëtar i

Vijon aksioni për arrestimin e personave të përfshirë në pengmarrjen dhe më pas vrasjen e Jan Prengës.

Policia ka arrestuar sot në Kavajë një të afërm të familjes Hajri, pasi akuzohet për veprim e që pengojnë në zbulimin e të vërtetës.

Ka dyshime që ky person, identiteti i të cilit nuk dihet, mund të ketë fshehur sende të viktimës. Kujtojmë se Bajram Hajri, Olsi Turja dhe Elton Hajri janë tre personat të cilët janë arrestuar për pengmarrjen e Jak Prengës.

Po ashtu në kërkim është shpallur Leonard Hajri ndërkohë janë nën hetim dhe 6 persona të tjerë si të përfshirë. Rreth dy javë më parë u rrëmbye në Kamëz Jak Prenga, 49 vjec. Deri ditën e djeshme nuk kishte asnjë informacion derisa Policia në një operacion në Shijak arriti që të shoqërojë dy persona.

Ka dyshime të forta që trupi i pajetë i Prengës të jetë groposur në territorin e Shijakut.