AKTUALITET, 2 Tetor 2019, 20:16

I riu australian vret kangurët, por ja çfarë fati e pret

I riu australian vret kangurët, por ja çfarë fati e pret

Policia në Australi arrestoi një 19-vjeçar pasi ka shtypur dje me makinë plot 20 kangurë. Kafshët e ngordhura u gjetën nga oficerët e policisë të shpërndarë në rrugët e një qyteze në jug të Sidneit.

Uniformat blu kanë saktësuar se i gjithë sulmit ndaj kafshëve ndodhi gjatë natës përgjatë një periudhe kohore prej një ore. Pas hetimeve, adoleshenti u vu në pranga nën akuzat: “tortura” dhe “vrasja ndaj kafshëve”, shkruajnë mediat e huaja.

Nga masakra, oficeët arritën të shpëtojnë jetën e 3 kangurëve të vegjël. Ata u vendosën nën kujdesin e organizatave për mbrojtjen e kafshëve. Adoleshtndi do japë llogari në gjyq në nëntor.