TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën “arrest me burg” për Alkond Bengasin, njërin prej të arrestuarve si i përfshirë në grabitjen e Rinasit.
Gjyqtari Bibë Ndreca e mbajti seancën pa praninë e mediave.
Në gjykatë, Bengasi u mbrojt nga avokati Adriatik Cami. Adriatik Cami, është një ish-prokuror i cili u shkarkua nga Vettingu. Me largimin nga sistemi i drejtësisë, Cami tashmë ushtron profesionin e avokatit.
Alkond Bengasi është kushëri i Klement Çalës, i përfolur si një nga grabitësit kryesor të Rinasit.
Ai akuzohet për grabitje, grup të strukturuar dhe armëmbajtje dhe prodhim municionesh.