SPORT, 29 Qershor 2021, 09:58

I mundi Zvicra, Deschamps: Marr përsipër përgjegjësinë për humbjen, askush nuk është i mërzitur me Mbappe

I mundi Zvicra, Deschamps: Marr përsipër përgjegjësinë

Franca bie nga shumë lart, nga maja e botës eliminohet që në fazën e 1/8. Ky ishte një përfundim që askush nuk e imagjinonte, aq më tepër kur ndeshja ishte 3-1 por ja që në fund mund të ndodh gjithçka.

“Kjo humbje të bën të ndihesh keq, por ky është futbolli dhe duhet ta pranojmë. Kemi përjetuar edhe momente fantastike me këtë grup.

Mbappe? Është jashtëzakonisht shumë i trishtuar, ashtu si të gjithë lojtarët, por askush nuk është i mërzitur me të pasi mori përsipër përgjegjësi për të goditur penalltinë e fundit. E ardhmja?

Jam i qetë pasi futbolli i tillë është, kur fiton është meritë e lojtarëve ku humbet është faji i trajnerit. Marr përsipër të gjitha përgjegjësitë e kësaj humbje”, u shpreh Deschamps në konferencë për shtyp.