TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Edhe pse vuajti jo pak ndaj Austrisë, kundërshtar të cilin e mposhti pas 120 minutave lojë (2-1), Italia vijon të mbetet një nga realitetet më të bukura të Euro 2020.
Kombëtarja e kaltër ka zhvilluar një futboll cilësor dhe të bukur deri tani, teksa të premten do të ndeshet me Belgjikën për një vend në gjysmëfinalet e kompeticionit.
Trajneri i Francës, Didier Deschamps vlerëson skuadrën e Roberto Mancinit në prononcimin e dhënë përpara takimit të sotëm ndaj Zvicrës (21:00), i vlefshëm për një biletë në çerekfinalet e Euro 2020.
“Italia është skuadra që më ka bërë më shumë përshtypje deri më tani. Të gjitha ndeshjet janë të vështira dhe të komplikuara, nuk e kemi pasur aspak të lehtë të siguronim vendin e parë.
Ia kemi dalë të arrijmë atë që deshëm në fazën e grupeve. Tani është radha e ndeshjeve me eliminim direkt, shansi i fundit për të arritur diçka", theksoi trajneri i kampionëve të botës.