SPORT, 28 Qershor 2021, 19:47

Ibra publikon "trailerin" e filmit, dy shqiptarë luajnë rolet e kampionit suedez

Ibra publikon "trailerin" e filmit, dy shqiptarë luajnë

Zlatan Ibrahimovic ka publikuar trailerin e filmit të rrugëtimit të tij nga fëmijë, deri në të tashmen, kur ai ka kapur majat dhe po shijon një fund të ëmbël karriere.

Përveç filmit, një tjetër lajm i madh për shqiptarët është se dy nga aktorët, që do të luajnë Ibran janë shqiptarë. Andersson Bajraktari do të luajë Ibran nga mosha 7-13 vjeç.

Granit Rushiti do luajë Ibran nga mosha 17-23 vjeç. Jakob Beckman dhe David Lagercrantz janë skenaristët e filmit, që quhet “Unë, Ibra”.

https://twitter.com/Ibra_official/status/1409468653217669125?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1409468653217669125%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fibra-publikon-trailerin-e-filmit-dy-shqiptare-luajne-rolet-e-kampionit-suedez%2F