TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kevin De Bruyne dhe Eden Hazard mbajnë në ankth Belgjikën.
“Djajtë e Kuq” fituan 1-0 ndaj Portugalisë mbrëmjen e kaluar dhe siguruan kualifikimin në çerekfinalet e Euro 2020.
Përballë do të jetë Italia e Mancinit, takim që do të zhvillohet të premten në “Allianz Arena” të Mynihut (2 korrik).
Dy nga lojtarët kryesorë të Belgjikës nuk e mbyllën ndeshjen me Portugalinë për shkak dëmtimesh.
Trajneri Roberto Martinez flet rreth dëmtimeve, duke theksuar se De Bruyne ka probleme në kavilje, ndërsa Hazard pësoi një tërheqje muskulore në kofshën e djathtë. Nuk mungon as një koment i këtij të fundit në lidhje me dëmtimin.
MARTINEZ – “Është herët për të folur rreth gjendjes së dy lojtarëve. Kevin ka probleme në kavilje, ndërsa Eden ka shqetësim muskulor. Duhet të presim 48 orë për një diagnozë më të saktë.
Kualifikimi? Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e skuadrës në pjesën e parë. Shënuam një gol shumë të bukur. Edhe pjesën e dytë e nisëm mirë, por nuk e mbajtëm ritmin e duhur më pas.
Kishim mundësi të shënonim një tjetër gol, por rëndësi ka që fituam. Treguam që dimë të vuajmë, kënaqësi e madhe që u kualifikuam në çerekfinale”.
HAZARD – “Ndjeva dhimbje në gju, të shohim se çfarë do të tregojnë kontrollet mjekësore. Duhet ta analizojmë mirë dëmtimin tim, më pas do të flasim më qartë.
Si kapiten që jam, unë nuk do të largohem dhe do të vazhdoj të qëndroj me skuadrën. Fitorja me Portugalinë nuk ishte e thjeshtë, pjesa e dytë ishte tepër e vështirë.
Nuk ia dolëm të luajmë ashtu siç donim. Ishim përgatitur të zhvillonim një futboll më të bukur, por kualifikimi ishte i shkëlqyer dhe jemi shumë të lumtur”.