TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kroacia dhe Spanja do të përballen ditën e sotme në fazën e 1/8-ave të Europianit dhe është një nga duelet me gjeneratat më interesante të futbollistëve. Nga një anë është Kroacia e Luka Modriçit, 36 vjeç dhe nënkampioni i botës. Nga ana tjetër, Spanja me Pedrin si simbol i revolucionit dhe i rigjenerimit që ka nisur Luis Enrike me kombëtaren spanjolle.
Janë dy stile, dy filozofi të ndryshme, me objektivin për të arritur në çerekfinalet e Europianit. Forca e të rinjve- Spanja është një nga kombëtaret më të reja të turneut. Vetëm Turqia, Uellsi dhe Anglia kanë moshë mesatare më të ulët sesa ajo e Spanjës: 26 vjeç. Kroacia nga ana tjetër është në pjesën veterane të listës, me moshën mesatare 27.6 vjeç. Revolucioni që donte të bënte Daliç ka mbetur përgjysmë, pasi u larguan vetëm Rakitiç dhe Manxukiç.
Kjo kombëtare ka ndryshuar shumë pak në krahasim me Botërorin e fundit, ndërsa Spanja ka ndryshuar shumë. Vetëm Buskets është i mbijetuari i fundit mes spanjollëve dhe kroatëve. Eksperienca kroate- Në ekipin kroat shpresojnë që eksperienca të bëjë diferencën. E dinë që prej saj arritën në finalen e Europianit dhe Modriç do të udhëheqë formacionin e dalmatëve. Kroacia ka 937 ndeshje ndërkombëtare, kundrejt 552 të Spanjës.
Kapiteni i kësaj skuadre është më i talentuari dhe i vetmi që ka fituar “Topin e Artë”. Pavarësisht moshës së tij bën diferencën në fushën e lojës. Talenti spanjoll- Kur Modriç debutoi me Kroacinë, Pedri ishte vetëm 3 vjeç. Kapiteni legjendar i kroatëve debutoi më 1 marsin e vitit 2006, kur lojtari i Barcelonës ishte 39 muajsh.
Bëhej fjalë për një ndeshje kundër Argjentinës, të cilën Kroacia e fitoi 3- 2. Luka ka luajtur 141 ndeshje me kombëtaren e tij, ndërsa Pedri 6. Ky i fundit e veshi fanellën e kombëtares 15 vite pas Modriçit. Pedri konsiderohet si një nga futbollistët e së ardhmes në Spanjë dhe me Barcelonën është bërë i rëndësishëm.
Spanja vjen në këtë ndeshje me më pak eksperiencë, por edhe më pak forcë fizike. Kroatët, pavarësisht se janë një ekip veteranësh, kanë skuadër të fortë fizikisht. Spanja vjen në këtë ndeshje me 500 minuta më shumë në këmbët e saj.