TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Humbja zemëron çdo futbollist, trajner apo tifozë. Më shumë se të tjerët vuan Cristiano Ronaldo kur nuk arrin rezultatin e dëshiruar. Njësoj ndodhi edhe mbrëmjen e kaluar në takimin Belgjikë-Portugali.
“Djajtë e Kuq” fituan 1-0 falë golit të Thorgan Hazard, rezultat që solli fundin e aventurës në Euro 2020 për Portugalinë dhe sulmuesin e Juventusit.
Pasi u takua me Romelu Lukakun menjëherë sapo përfundoi ndeshja, 36-vjeçari nuk e fshehu aspak zhgënjimin e tij, duke hedhur në tokë dhe shkelmuar shiritin e kapitenit.
Video është regjistruar nga një tifoz i pranishëm në Sevilla dhe menjëherë kanë nisur kritikat ndaj veprimit të pesë herë fituesit të “Topit të Artë”.
Një anëtar i stafit të ekipit kombëtar të Portugalisë e mori menjëherë shiritin dhe u përpoq me një goditje në shpinë t’i jepte pak moral Ronaldos së demoralizuar dhe zhgënjyer.
Nuk është hera e parë që lojtari i Juves vepron në këtë mënyrë, një gjest i ngjashëm ndodhi edhe marsin e kaluar, me rastin e ndeshjes kundër Serbisë në Beograd, ku CR7 iu mohua një gol i rregullt.