BOTA, 23 Mars 2018, 11:00

Princi i kurorës saudite shpenzon 1 miliard dollarë për 3 gjëra

Princi i kurorës saudite shpenzon 1 miliard dollarë për 3

Princi saudit Mohammed bin Salman i është përgjigjur shumë pyetjeve duke filluar nga roli i Islamit, të drejtat e grave, arrestimin e dhjetëra princave dhe për pasurinë e tij.

Gjatë një interviste dhënë emisionit televiziv “60 minutes” që transmetohet në televizionin CNBC, ai ka pranuar se është i vetëdijshëm që në Arabinë Saudite shumë gjëra u janë ndaluar grave siç janë: shkuarja në kinema, teatër si dhe mohimi që të dëgjojnë muzikë.

Ndërsa ka folur për reformat që po ndërmerr në vendin e tij, ai ësht shprehur edhe për kritikat për shpenximet marramendëse që bën.

Ai ka blerë super-jahtin që kap vlerën e 500 milionë dollarëve, “pallatin francez” për 300 milionë dollarë dhe një pikturë për 450 milionë dollarë.

“Nuk jam i varfër. Nuk jam Mahatma Gandi e as Nelson Mandela”, ka thënë ai.

https://www.youtube.com/watch?v=bE_ZbK1YIBU