AKTUALITET, 10 Nëntor 2020, 10:10

I infektuari me koronavirus del xhiro në qytet, procedohet nga policia

I infektuari me koronavirus del xhiro në qytet, procedohet nga policia


Policia e Kosovës ka nisur procedim penal për një qytetar, i cili ishte pozitiv me COVID-19 dhe kishte thyer protokollin, duke dalë nga shtëpia.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë, dhe ndaj të dyshuarit policia ka hapur procedim për veprën penale “Përhapje e sëmundjeve ngjitëse”.

“Është raportuar se një i dyshuar m/k i cili ishte i infektuar me COVID- 19 i njëjti nuk ka respektuar masat e izolimit duke dalë jashtë shtëpisë së tij.

Policia ka kthyer në shtëpi të dyshuarin dhe është iniciuar rasti si më lart”, thuhet në raportin e policisë.