TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një rast vërtet emocionues është bërë publik në ditët e fundit në disa prej mediave ndërkombëtare. Bëhet fjalë për historinë e një të riu që punonte si shpërndarës picar dhe ka bërë një gjest vërtetë të rrallë.
18-vjeçari Dalton Shaffer, i cili punon në “Steve’s Pizza” Michigan-in lindor, mësohet se ka bërë 321 Km rrugë në mes të natës për t’i çuar picën e preferuar një burri që po vdiste.
Dalton shkoi përtej detyrave të tij si shpërndarës picash për të marrë buzëqeshjen e një klienti, pasi mori vesh që ishte sëmurë në gjendje të rëndë.
Rich Morgan dhe gruaja e tij Julie ishin klientë të rregull të picerisë dhe kishin planifikuar një udhëtim në restorantin Battle Creek nga shtëpia e tyre në Indianapolis, fatkeqësisht, për shkak të gjendjes së tij të përkeqësuar, Rich nuk mund të dilte më nga shtëpia.
Pa dijeninë e çiftit, babai i Juliaas, e mori në telefon picerinë dhe u tregoi rreth gjendjes së përkeqësuar të Rich-it duke shpresuar se do të dërgonin një kartë me dëshirat më të mira për familjen.
Por, duke qenë se ishte Dalton ai që iu përgjigj telefonatës, ai vendosi që karta nuk do ishte e mjaftueshme.
Ai ndezi furrën dhe përgatiti një pica me kërpudha e pepperoni e më pas mori makinën e tij dhe udhëtoi për mbi 200 milje gjatë natës. Më në fund, në orën 02:30 të mëngjesit, ai arriti ta dorëzonte picën.
Shaffer tregon:
Familja erdhi dhe më dha një përqafim. Ishte shumë e këndshme çdo gjë, shprehjet në fytyrën e tyre dhe gjithçka tjetër.”
Familja e burrit të sëmurë e ndau historinë prekëse në Facebook ku ata falenderuan Dalton për ‘picat më të mira në botë’.