AKTUALITET, 21 Gusht 2019, 09:10

EMRI/ Ish-komandoja tenton të grabisë bankën në Librazhd, arrestohet nga policia


Në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orë 01.00, është tentuar që të grabitet një banke në Librazhd. Policia ka arrestuar Lenci Kazazin, personin e dyshuar që tentoi të grabisë bankën.

Lenci Kazazi ka punuar edhe si Efektivë i Batalionit Komando, ku ka marrë pjesë edhe në një mision ushtarak në Irak.

Kujtojmë se dy tentativa për vjedhje banke kanë ndodhur edhe para një viti, ku në Mars 2018 policia arrestoi një person.

Mbrëmë është rasti i tretë i tentativës ku policia ndaloi L.Kazazin. Policia po kryen veprimet e mëtejshme.