AKTUALITET, 20 Gusht 2019, 23:19

Përmbyset makina që drejtohej nga italiani

Përmbyset makina që drejtohej nga italiani

Një mjet me drejtues një shtetas italian për shkak të shpejtësisë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Ka pasur vetëm dëme materiale.

Ngjarja ka ndodhur një orë më parë në aksin rrugor Vrinë – Xarrë. Italiani që drejtonte mjetin ishte nisur drejt Qafë Botës për në Igumenicë e më pas për në Itali.

Ka shkuar në vendngjarje ekspertë të qarkullimit rrugor për të zbardhur shkaqet.