AKTUALITET, 23 Shtator 2018, 16:28

I ati i vrau të dashurin, 23-vjeçarja rrëqeth me dedikimin: Do ta çoj dëshirën tënde deri në fund!

Kanë kaluar vetëm pak ditë pas ngjarjes së rëndë, ku një 51 vjeçari, Rezmi Çaushaj, plagosi për vdekje Olsi Lelon, 38 vjeç, ndërsa sipas dëshmive thuhet se shkak ishte mospranimi i lidhjes që kishte viktima me vajzën e autorit.

Ditën e sotme kjo e fundit ka kushtuar një shkrim të dashurit të saj, ku në një postim në Instagram, 23-vjeçarja ndër të tjera shkruan se do ta çoj deri në fund dëshirën e tij.

Postimi i plotë i vajzës:

“75 ore pa ty Olsi im! Me mungon zeri jot! Me mungon shikimi jot dhe ai shkelqimi ne syte e tu! Me mungon Ols shtrengimi i dores tende dhe thoje t’kam jete, suada! Pse o Ols nuk ma degjove fjalen ate dite, pse? Ke luftuar me mish e me shpirt per mua zemer. Isha shume frikacake zemer, ti ishe i vetmi burim i energjise time dhe forces time! Kur te kisha prane isha njeri i tjetersuar. Me ngrije peshe, kur me thoje, suada ti m’ke zgjuar, nga gjumi! E kupton? Olsi ne kishim gjetur vetveten tek njeri-tjetri. Shume plane, endrra, deshira ishim duke u munduar t’i realizonim mes kesaj situate te rremujshme! Ols i vetmi motiv qe me ben te eci ne kete jete eshte shembellimi i fytyres tende! Une do ta coj deshiren tende deri ne fund zemra ime!”

362219