AKTUALITET, 23 Shtator 2018, 16:01

“Tripleta” e yllit të Stoke City, tre fëmijë me tri gra të ndryshme në më pak se gjashtë javë

Sulmuesi i Stoke City, Saido Brahino, është vendosur në qendër të vëmendjes dhe jo për shkak të golave. Ai në fakt ka një bilanc shumë negativ, pasi ka shënuar vetëm 1 gol në 913 ditë, por ka qenë prodjimtar në dhomën e gjumit, shkruan tabloidi anglez "The Sun".

Arsyeja është se futbollisti rezulton baba i tre fëmijëve me tre mama të ndryshme në më pak se dy muaj. 25-vjeçari fillimisht është rregjistruar si baba i një djali të ardhur në jetë më 30 maj të 2017 nga ish e fejuara e tij, Stephania Christoforou.

Më 15 korrik të 2017 në spitalin Manor, Wallsall, një infermiere afrikane e moshës 28-vjeçare ka sjellë në jetë një tjetër fëmijë të futbollistit. Për arsye ligjore fëmija nuk është rregjistruar në emër të Brahino, por avokatët e tij po merren me këtë çështje.

Gruaja e parë e futbollistit, kur ata ishin të lumtur.

Gruaja e dytë e futbollistit, me vajzën e porsalindur Costa

Gruaja e tretë e futbollistit, poshtë vajza Aniya Marie

Dy ditë pas fëmijës së dytë ka ardhur në jetë edhe një i tretë, por sërish me një tjetër mama. Këtë herë ishte modelja amerikane Chelsea Levalance që solli në jetë vajzën Aniya Marie, më 17 korrik.