TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një pikë këmbimi valutor në Tiranë është grabitur nga një person i armatosur.
Mësohet se grabitësi ka kërcënuar punonjësit e biznesit dhe është larguar prej aty duke marrë të gjitha paratë e ndodhura në arkë.
Ngjarja ka ndodhur pas një qendre tregtare të kryeqytetit.
Ndërkohë, Policia është nisur drejt vendngjarjes për të zbardhur grabitjen dhe për të nisur punën për identifikimin e autorit.