TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas deklaratës së Lulzim Bashës, se Gjermania ka vendosur ti thotë “Jo” hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në. Balla tha se një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe se në parlamentin gjerman ka një numër të madh votash pro Shqipërisë. Balla u shpreh se BE mund të na thotë edhe “jo”, megjithatë qeveria ka shpresa se negociatat do të hapen.
“Për turpin e tij merr përsipër të flaës për koalicionin qeverisës në gjermani, të cilët janë promotore dhe mbështetëse për hapjen e negociatave. Më lejoni të shpjegoj cfarë presim ne nga vendimin i 28 qershorit. Shqipëria pret një “po” ose një “jo”, në rast të një po-je, fillon punë parapërgatitore, për fillimin e negotiava. Në rast të një jo-je nuk fillon puna parapërgatitore. Edhe në rastet e ngjashme, kujtoj atë me Malin e Zi, që Këshilli Europian ka thënë po dhe ka filluar puna përgatitore dhe Komisioni Europian vijon monitorimin për çështje të veçanta që kanë rëndësi për procesin.Në qeverinë gjermane, në parlamentin gjerman, ka një mazhorancë tejet të cilësuar në favor të PO-së në datën 28 qershor.Përpjekja e Lulzim Bashës, që e thotë dhe media austriake, se po bën përpjekjet për të bllokuar hapjen e negociatave është në dëm të Shqipërisë dhe Partinë Demokratike. Mund të ketë edhe “Jo”, por që lejon fillimin e punë parapërgatitore. Pritshmëria jonë është që në 28 qershor të kemi një po”, u shpreh Balla.
/TPZ.AL/