AKTUALITET, 29 Mars 2018, 22:55

Habit deputeti i Ramës: Ekonomia po rritet, taksat nuk rëndojnë xhepat, ja sa do paguani në prill...

Habit deputeti i Ramës: Ekonomia po rritet, taksat nuk rëndojnë

Deputeti socialist, Ervin Bushati tha se Shqipëria ka njohur rritjen më të lartë ekonomike në rajon dhe se barra është zhvendosur nga të ardhurat qytetare te bizneset.

I pranishëm në emisioni “Studio e Hapur”, Bushati u shpreh se taksa e re e banesës që fillon në prill, nuk do jetë një taksë që rëndon xhepat e qytetarëve, pasi sipas arsyetimit të tij i bie të paguhet vetëm 3 mijë lek të reja në vit.

“Shqipëria sot ka rritjen ekonomike më të lartë në rajon. Kemi shumë opinione positive nga FMN për rritjen ekonomike. Ne mendojmë që ekonomia po ecën mirë dhe kjo rishpërndahet te të gjithë njerëzit.

E kemi zhvendosur barrën nga të ardhurat qytetare te bizneset. Sot paguajnë bizneset më shumë, pasi mendojmë që me këtë mënyrë taksimi qytetarët në Shqipëri duhet të paguajnë më pak taksa se bizneset.

Nga kjo mënyrë taksimi qytetarët shqiptarë përfitojnë më shumë. Taksa e re e prillit është vetëm 1, ajo e banesës, rreth 40-45% e popullsisë janë të përjashtuar nga ajo taksë. Nga kjo taksë nuk mund të mblidhen shumë para. i bie që për banesë do paguhet rreth 3 mijë lek të reja në vit. Ekonomia po rritet dhe këto janë fakte”, tha ai.