TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetarja Matilda Terpollari, nëpërmjet një statusi në profiln e saj në facebook, nxorri sërish zbuluar kryebashkiakun Erion Veliaj, lidhur me deklarat e këtij të fundit për ndërtimin e kullave pranë Teatrit Kombëtar.
Terpollari publikoi një video, ku Erion Veliaj shpjegonte ndërtimin e kullave në kryeqytet, që sipas tij janë kursejnë hapësirë, dhe i jep mundësi për të ndërtuar pemë.
“Kryebashkiaku deklaroi se motivi që ndërtojmë kulla është ky: duke u ngritur vertikalisht përfitojmë hapësirë që të mbjellim pemë. A mund të gjeni, se ku përfitohet hapësira e gjelbër tek kulla e Teatrit ? Ky motiv është i pavërtetë dhe nuk mbulohet as me shembullin e celularit që jep kryetari i Bashkisë në video” – u shpreh Terpollari në Facebook.
https://www.facebook.com/matilda.terpollari/videos/10213958541511736/
Kjo është hera e dytë që Terpollari nxjerr bllof kryebashkiakun Veliaj. Më herët, sërish nëpërmjet një statusi në facebook, gazetarja e njohur publikoi faktet që studimi për Teatrin Kombëtar që Veliaj pretendonte se është bërë me tallash, ishte përpiluar nga disa studentë si temë diplome./TPZ.AL/