AKTUALITET, 29 Mars 2018, 23:00

Hasimja: Degradimi i opozitës, faj ka edhe Berisha me ministrat e tij

Hasimja: Degradimi i opozitës, faj ka edhe Berisha me ministrat e tij

Ish anëtar i Komiteti të Orientimit të Politikave (KOP), Ermal Hasimja, duke folur në “Të Paekspozuarit”, u shpreh se opozita është në këtë gjendje jo vetëm për shkak të Lulzim Bashës, por edhe për gabimet e Sali Berishës në pushtet apo të ministrave të tij.

Ermal Hasimja: Kjo PD që kemi sot është larguar nga ideali, ka kohë. As me statut nuk zgjidhen problemet e PD. Një pjesë e frymës apo shpresës që ekzistonte duhet mbledhur në PD. Nëse sot jemi larg, nuk jemi vetëm për faj të Bashës, por edhe Berishës që e la vendin kështu, po edhe ish drejtues të tjerë të PD. Kështu sic funksionojnë sot gjërat në PD, më bën të jem pesimit, dhe gjëja e parë që shoh tani në këtë vend është se njerëzeve i ka humbur shpresa, skanë më shpresë .

Por çfarë mendon politologu Hasimja për rolin e Berishës në Partinë Demokratike?

Ermal Hasimja: Deri në atë kohë, pra deri në 2005, Berisha nuk kishte mundësi ta akuzojë për korrupsion, ky është dallimi mes kthimit të Berishës në 2005, ai nuk ka ikur aty. Ka dy lloj pushteti, pushtet për të marrë vendime dhe për të bllokuar. Berisha i zotëron këto dyja, dhe të dytëm pak më tepër. Unë u largova pasi nuk kishte të bënte me atë që prisja unë, aty kuptova që politika nuk ishte siç mendoja unë. Unë mendoja që kryeministri i vendit duhet të merrej më tepër njerëzit sesa me aspektin e sfidës politike që kishte me kundërshtarët. Unë kështu e kam menduar./TPZ.AL/