TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", është shprehur se problemet e Partisë Demokraike, nuk vërtiten rreth çështjeve dhe grindjeve të brendshme, por lidhen me raportin e kësaj partie me shqiptarët.
Bushati u shpreh se PD ende nuk ka reflektuar për humbjen dramatike të vitit 2013 dhe nuk është përballur me arsyet përse shqiptarët e refuzuan në masë.
"Kur dëgjojmë debatet e PD-se, asistojmë në një teatër që i shmanget thelbit të problemit. Thelbi i problemit është, pse humbi Partia Demokratike në vitin 2013? Këto probleme që po flasim, që nuk është Topalli, Patozi, Bregu apo që Basha po uzurpon partinë, nuk ishin probleme në zgjedhjet lokale të vitit 2015, por PD humbi sepse nuk ka ditur të reflektojë. Një shqiptar që do të shohë një PD ndryshe, nuk do që Basha të goditet apo jo nga Berisha. Saliu ka faj dhe merita, por faji kryesor është se në një moment duhet të thotë stop. Problemi është, pesha e Berishës është aq e madhe, saqë nëse Berisha nuk thotë stop, ajo parti nuk ka cfarë bën më."
/TPZ.AL/