AKTUALITET, 8 Dhjetor 2019, 11:00

Humbi kontaktet me familjen, gjendet në Shqipëri 14-vjeçarja e zhdukur në Greqi

Humbi kontaktet me familjen, gjendet në Shqipëri 14-vjeçarja e



Gjendet në Shqipëri një 14-vjeçare nga Kalithea, e cila ishte larguar nga familja që më 5 dhjetor. Sipas medieve greke, vajza adoleshente Maria D. u gjend në Shqipëri ditën e sotme.

Lajmi u bë me dije nga emisioni “Buzëqeshja e fëmijës” i cili ndërsa bën publike gjetjen e 14-vjeçares, një herazi pyet: si ka mundur 14-vjeçarja të kalojë kufirin pa u vërejtur nga autoritetet kompetente, duke qenë e mitur, pasi kjo nuk është hera e parë që një fëmijë i mitur ka arritur të kalojë kufirin pa u vërejtur nga autoritetet kompetente ne doganë.