TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Videoja që e bëri Ramën, të marrë nofkën e një tirani delirant dhe Veliajn, atë të një sahanlëpirësi të pështirë, i ka djegur shumë keq kryebashkiakut, sa me sa duket ai po përpiqet të krijojë një përshtypje tjetër në publik. Gjatë një inspektimi të përbashkët me Ramën, ai la të kuptohet se kryeministri iu drejtua dikujt tjetër (videoja poshtë).
Por, duke mos u mjaftuar me këtë, ai është shfaqur me kërkesën e vet edhe te emisioni i Luana Vjollcës, për të përgënjeshtruar atë që të gjithë panë me sytë e tyre se, shefi i kishte thënë që t’i lyente shkallët që të nesërmen në orën 4 e 30 të mëngjesit.
“I pyetur: në “Shiko Kush LUAN”, nga fëmijët, se a i leu shkallët e pallatit që i tha kryeministri Rama, Veliaj u përgjigj duke thënë se kryeministri nuk e kishte pasur me të, por me administratorin e pallatit, i cili i leu brenda asaj dite.
“Ajo kërkesë nuk ishte për mua, në fakt, por ishte për administratorin e pallatit dhe ai i ziu e leu që atë ditë, jo në 4:00 të mëngjesit”- tha ai, duke iu skuqur fytyra më pak se disa ditë më parë.
/Lapsi.al/