TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Barcelona kthehet të japë spektakël në La Liga dhe e bën këtë e udhëhequr nga Lionel Mesi, i cili ka shënuar tre gola në suksesin 5-2 ndaj Majorkës, për të kthyer ekipin e tij krah më krah me Realin në kryesim, por edhe për të rimarrë kreun e renditjes së golashënuesve më të mirë në kampionat.
Seria e golave në këtë sfidë u hap me Grizman që në minutën e 7-të kur ai shfrytëzoi në asist të gjatë të Ter Shtegen për të dërguar topin në rrjetë. Pastaj ishte Mesi i cili shënoi me një gjuajtje të kalibruar nga jashtë zonës. Budmir shkurtoi diferencën, por Suarez e përsëri Mesi me një goditje precizoni çuan rezultatin në 4-1 para se të mbyllej pjesa e parë. Budmir ishte përsëri ai që shënoi për miqtë në pjesën e dytë për Majorkën, megjithatë Mesi me një tjetër perlë të repertorit të tij vulosi suksesin 5-2.
Tregolëshi bëri që argjentinasi të kapërcente Benzema në kreun e renditjes së golashënuesve të La Liga, duke qenë ai tashmë i pari me 12 rrjeta të tundura deri tani, i ndjekur nga francezi që ka 11.