TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një shqiptar i kërkuar prej 21 vitesh nga autoritetet italiane është kapur në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës nga pala greke.
Ai kishte kaluar doganën shqiptare dhe po tentonte të hynte në Greqi, kur është ndaluar pas verifikimit në sistemin e Interpol.
Shqiptari 54-vjeç akuzohet se ishte pjesë e një grupi kriminal që trafikonte heroinë dhe armë nga Shqipëria në Greqi në vitin 1998.
Grupi i tij kriminal kishte trafikuar 19 kg 218 gram heroinë dhe armë drejt Italisë dhe në një episod i kishte shitur një italiani 1 kg heroine.
Ngjarjet janë shënuar në periudhën qershor-dhjetor 1998.