AKTUALITET, 26 Nëntor 2019, 21:25

FRPD në ndihmë të të prekurve nga tërmeti/ Apeli i Këlliçit: Gjithësecili prej nesh duhet të japë diçka nga vetja

Të rinjtë e FRPD-së janë ngritur në këmbë që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm për t’iu ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti shkatërrimtar që ka lënë pas deri tani 22 viktima dhe qindra të plagosur.

Përmes një postimi në Facebook, ku shfaqet duke ndarë ndihma për të prekurit e fatkqeësisë, kreu i FRPD, Belind Këlliçi apelon edhe te qytetarët e tjerë që të ndihmojnë mesa mundësi kanë

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

Kushdo qe mundet te ndihmoje banoret e prekur nga tragjedia e sotme, nuk duhet te humbe me asnje cast. Ajo cka kam pare sot me sy ne Thumane, nuk ka fjale qe mund te shpjegohet. Keta njerez e mbi te gjitha femijet, kane nevoje per ushqim, veshembathje, ilace dhe ngrohje.

Sot gjithsecili prej nesh duhet te jape dicka nga vetja. Zoti qofte me ne dhe ndihmofte te gjithe ata qe jane prekur nga ky tmerr i sotem, ta kalojne sa me shpejt dhe lehte kete situate.